>
LETERSISHQIP

Eci Turbullt Në Tokë Shqiptare

Eci turbullt në tokë shqiptare
Vend me halle sa një mal,
I ndjej tek eci dhimbshëm
Të rënda hapat e mia.

Në këtë tokë të begatuar
Herë të prishur, herë të mallkuar,
Gjithçka sot ka zënë vend
Varfëria e pabesia.

Tokë e tredhur, tokë e marrë
Njerëz të lojtur e të shkarë,
Tokë me halle fort të mëdha
Atdhe mbuluar fill me gjak.

Të shoh dhimbshëm të mbaruar
Si skelet ecën njerëzia,
Në këtë vend janë ligjëruar
Zullumi e pabesia.

Tokë e djegur e marrë zvarrë
E marrosur nga hasmëria,
Ishte zonjë e duan kuçkë
Turp mbi dhe pa Shqipëria.