>
LETERSISHQIP

Dritat E Makinave Natën

Bota e tillë është me dy pjesë, një e bardhë dhe një e zezë, më së paku kjo që ne e njohim,
e kështu më ngjajnë shpeshherë edhe dritat e makinave natën, ata kanë dy pjesë, si molla që në njërën anë është e shëndoshë dhe në tjetrën e kalbur,
e këtë sa të mundem do ta shpjegoj pse si kjo botë absurde që e jetojmë përditë janë edhe dritat e makinave që vërtiten rrugëve natën,
ata që përpos ajrit japin atmosferën e festave në netët e trishta e të gëzueshme njëkohësisht, si bota vetë që ndahet në dy pjesëz.
Dritat e makinave janë bukuria, yje, yje yje janë natën në qiellin e paanë, në atë ajër të freskët dhe në madhësthinë e kupës qiellore,
fushqetat, bukuria e pandërprerë, mahnitëse lartësia e tyre, madhështore dhe përplot hijeshi, një bukuri e jashtëzakonshme,
janë ngjyra - ngjyra si kokrriza në kupat e akulloreve, si ngjyrat e ylberit në makinat që gjithashtu janë në forma të ndryshme, në modele të shumëllojta,
të kujtojnë festivalet multi-kulturore që promovojnë kultura të ndryshme në Europë, në Azi apo tjetër kontinent të kësaj toke, gjigande dhe e bukur parajsë vullkanore.
Po dritat e makinave gjatë natës janë edhe trishtimi i madh, janë aksidentet e panumërta, janë të qarat e një nëne,
janë mafiozët që lëvizin ndër skuta dhe skenarët më të zinj që mund të ndodhin në këtë vend e në çdo vend ku të jetojmë,
e përfundimi i thjeshtë dhe plot kuptim është se përpos se kjo botë ka dy anë dhe këtë edhe vegjëli e di, gjithashtu dihet fort mirë,
se dhe e mira ka të keqe dhe e keqja ka të mirë e ky glob ka e do ketë keqësi dhe mirësi, një njerëzi që përtërihet në vazhdimësi, në paudhësi.