>
LETERSISHQIP

Furretarja

Sy t'praruem pas nji xham qelqi,
buze t'ndryem,
ndrojtje n'vetveti.
Valevitet figura dashtun n'andrra t'mija,
lagshton brumi n'ajer,
e kalimthi rritet kenaqesia.
Kujtimet shtihen n'nji gote boshe,
e bashke me to,
derdhet langu me shije majoshe.
Asht langu dashnise.Asht langu magjise.
Pije q'i s'mundem me provue,
asht terr me kohe,
e buzeve m'asht largue.
Ku je o shpirt i larte?
Ku je o zemen e arte?
Me pellumbat e lirise melodi thur,
e andjen teme t'marre,
e shretise nen t'varfren ure.
Pse m'braktise o guxim,
qofte nji shkronje me ia rrefye,
atij veshtimi q'i prej vorri m'ka kthye?
Ato molleza t'kuqta me i prek,
i mahnitun, s'refuzoj me dek.
Flokte e argjendte me i drejtue,
e shpirtin e saj me ledhatue.
At' trup tandin tan thjeshtesi,
shume zotni e kane zhvesh n'paturpsi.
Por veshtrimi ty nuk t'rren,
e ambel, e brishte, asnji luspe e jo sirene.
Feshferime e lehte e pafundesise,
o furretarja jeme, o vegim i bukurise.
Vegim q'i dikur ish mshtjelle me lekure,
e ndjesinat e mija,
nxitimthi lundronin nen t'veshunen pelhure.
Fshihma mizore e ftohtesise,
ti o simbol i dashnise.