>
LETERSISHQIP

Në Pavionin Ngjyrë Mavri

Rrokulliset rrotë e tij, shtratit t'zi
Në korridorin e errët, llamba s'ndri'
Mbi pllaka t'thyera, t'arnuara m'allçi.
Njerëz, të moshuar e t'rinj fatzi'
Që vuajnë, vuajnë në mjeri'
Dhe vaprojnë në fatkeqësi
Të "mbyten" në pavjonin ngjyrë mavri, , , ,
Në pavjonin e vjetër, pavjonin e zi,
Pavjonin e erret, ku s'ndrin drit' e ti'
Ku nata tret vuajtshëm ca ''qiri'',
Plot lot, trishtim e dhimbje mbart në gji...
Aty ku të shkelësh s't'uron njeri,
Por ja që rastis Unë, Ti dhe Ai
Të prekim shpresëvrarë shtretërit e zi,
Pllakat me allçi, vuajtjet pa kufi...
02.09.2014