>
LETERSISHQIP

Arratisja!

Djelli shkoi tej horizontit
Dhe u err', zuri nata,,,
Thua nesër 'Tokë e Zotit'
Më s'do shohë rreze t'arta..!
...

Arratisja o njeri
Të thërret rishtazi
Që të ikësh, larg të shkosh
Tënden shtëpi ta lëshosh
E në botë i arratisur
Pa asgjë i katandisur
Të kërkosh një fat të mirë,
Pakëz diritëzë në errësirë...

E ashtu i dëshpëruar
Në mijëra halle ngatërruar
Në mesnatë, në errësirë
E merr rrugën e vështirë.
Të rinj, pleqë edhe fëmi'
Të tërë nisur n'arrati,
Drejtë portave të "gjaktarit"
Troket sot dorë e shqipëtarit.

Kush e ndjenë, kush e shikon
Kush vallë fajin përballon?
A s'e sheh se ç'heq njeriu
Mbytur në mjeri fatëziu?
Endet rrugëve të Europës
Larg Shqipërisë, larg Kosovës.
Kush po flet, kush fajin mbanë
Kush me ne sot hallin qanë?!

E shikon a s'e shikon
Se kjo botë në dreq po shkon
Drejt humnerës,,,
Tingull therrës
të kërkon që ta ndalosh
Vallë Ti ç'do bësh?!
Na kërkon që ta ndalojmë
Vallë ne ç'do bëjmë?!
...

Dielli do lindë, njësoj përsëri
Si këtu tek unë, dhe atje tek ti
Do zbresë vrrullshëm rreze tij,,,
Por, mbyllur janë dyert në shtëpi...
***

| Donald Bezhani - 22.02.2015 |