>
BIOSHQIP

“S’jena Mo” Edhe Në Kolumbi

14-10-2015
Është padyshim njëri ndër hitet më të mëdha të kësaj vere. Dueti mes Majkit dhe Getit “S’jena mo” u shndërrua në himnin e muajve të nxehtë
Në çdo veturë e çdo klub ishte gati e pamundur të mos lëshohej kjo këngë.

Madje edhe fytyra publike nuk u ‘kursyen’ duke realizuar video në të cilat dëshmonin se kishin rënë në dashuri me këtë krijim muzikor.

E duket se fansa ka arritur të grumbullojë edhe përtej oqeanit deri në Kolumbi. Majki ka postuar një video në të cilën shihet një shtetas i këtij vendi teksa këndon “S’jena mo”.

Ndryshe, në Youtube kënga është gati të kapë 14 milionë klikime.
(Indeksonline)

“S’jena Mo” Edhe Në Kolumbi