>
LETERSISHQIP

Shqip

Çerdhe dëshirash ndërtuar në jetë
dhe vërtet të shndrisë besim
gjuha ime e bukur shqipe
dritë e ndezur në shpirtin tim...
Dua krah të fluturoj,
zog dëshirash dua të bëhem
të prek qiellin të ligjëroj
gjuha ime do të rrojë
thellë në shpirtin e perëndisë,
dhe guximi të depërtojë
për çdo fjalë që kam qëndisë.
Të latuar në histori
këngë të shkruara për trimëri
dhe mbi qiell fluturim
në gjuhën time të thërras lavdi,
...shqip të flas
...shqip të ndij...