>
LETERSISHQIP

Dhe Gjithmonë Më Ke Manare

Bashkë me zogun
nisi këngën e këndoj
Shpirti im e nis pranverën
Zërin tënd kur e dëgjoj.

Bëhem tel i violinës
Pritjen tënde kur e nisë,
Më duhesh pranë i imi je!
Shum ja kam inat vetmisë,
Ngjyr ylberi sa shpejt kthehem
N’mëndafsh tëndin kur qëndisë.

Piqem shpejt sikur vera
Dashuria kur më gufonë,
Lozi në valle si beqare
Dora jote kur m’ledhatonë.

Kur më merr ti n’përqafim
Më kthen ëndrrën lozonjare
Dhe kur ti më pushtonë
Melodin ta kthej në valle.

Pra i dashur këngën e din
Se ke vështir të ma bësh këtë qare
Unë mbajë këngën ti refrenin
Dhe gjithmonë më ke manare…