>
LETERSISHQIP

Në Shtrydhjen E Dashurisë

Tingujt që më thërrasin
Oshtimën në thirrje
Dhe një eh-o... psherëtimën ma ngasin
Dëshmi kanë zgjedhur heshtjen
Të njëjtën se dua!...

Në forcë zakoni!...
kam fshehur lakminë e shpirtit të djegur
detyrueshëm shujtë hipokrizish,
gri në hi jam pjekur tinëzare
e fshehur bukurisë.
kujtimet i mbajë në bajrakun e qëndisur,
prushin kam shuar me ethe
mashtruar e thërras përsëri
e mekur të ndihem
të njëjtë e dua!
të piqem si në zjarrin e beqarisë
e dehur të ndjehem
dua..
në shtrydhjen e dashurisë...