>
LETERSISHQIP

Shpresë E Robëruar

Nën forcën e zakonit!..
Fshihej lakmia e shpirtit të djegur
Shujtë shekullore hipokrizish,
Në hi tinëzare je pjekur
e fshehur përtej bukurishë.

Kujtimin e shpresave te vrara
Prapë shpresën qëndisje në pajë
Prushin rinor e shuje me ethe
Me ëndrra i dilje zakonit përballë

në shtrydhjen e dashurisë...