>
LETERSISHQIP

Pema E Lumturisë

Mengjesi i hershëm,
qëpallat e renduara nga nata e gjatë
shpalos sytë ngadalë dielli lëshon rrezet mbi kodrina
bukuri qe nuk pershkruhet dot me fjalë,

E poetit i është ngjallur muza,
vetë jeta i flet,
Shpirti kërkon të bukurën,
magjinë e këngës,të ardhmen, pret...

Copëza jete, kujtesa,i sjell pranë...
muret shemben mes njerzësh,
kënga e gëzimit dëgjohet anembanë...

Lulëzon Pema e lumturisë,
e lindur nga fruti i dashurisë,
era përcjell tingujt e zemrës,
sjell freski ...

Fluturat hedhin valle,
aromëtrendafili me mua sorkadhen;
e dehur nga kenga e bilbilit,

Nis afresku pranveror ...!