>
LETERSISHQIP

Një Dashurie

Nëse të kam dashur,
S’ kam menduar se ke qenë më i miri,
sepse Dashuria nuk përzgjedh.
është aq naive dashuria ime;
Di të dojë si rrjedhë maji e qetë,
edhe një qiell me re, në rrugën time
*.
Nëse të kam dashur,
S’kam menduar fustan nusërie,
as altar,
as salla e duartrokitje,
teksa ti betoheshim sho-shoqit
përjetë, në gëzime e hidhërime.
E ç’duhen betimet në dashuri,
kur ato veç në luftë vlejnë?
Dy zemra s’mund t’i mbajnë bashkë,
vetëm ca betime unaza e fjalë.

Nëse të kam dashur,
s’kam menduar të lindja me ty fëmijë.
S’janë pasardhësit,
që mbajnë në këmbë një dashuri.

E nëse duke të dashur ditë pas dite,
pa kuptuar të kam dashuruar,
duke i vënë emrin tënd Dashurisë sime,
E di(ja) fort mirë,
Se gjërat e vërteta,ndodhin kaq rrallë,
e vështirë të jetojnë gjatë…

E kur duket, se ato shpejt ( s)mbarojnë,
ringjallen, për të jetuar brenda nesh përgjithmone