TEKSTESHQIP

Duli
Dy Tupana
Lyrics

Dy tupana o ne dere te kulles
Nji za burri o ne dere t'lahutes
Erdhen krushqit o martohet bija
Pershendesin o pushka e sharkija
Pushka kanga o mor prej Drenice
Percjell nuse o Shote Galicen

Shota rrin o mbi kalë gjithe nure
N'balle te dasmoreve o mor nji flamur
Njimije krushq o me nuse vijne
Njimije pushke o ne sup ju rrijne
Kapercejne o gryka dhe male
Bine tupanat o kanga s'ndalet

Shtate varue o mor n‘jatagana
Gjokset mbushun o mor me nishana
Shota erdhi o e qeshet kulla
Azem Bejta o po rrin me burra
Trupi i Shotes o si shtize flamuri
Syperflakur o zjarr baruti

Shote veshi o mor tirq-galana
Nuse malesh o ne lufte me krjla
Tuj mendue o djepin te shpija
Syte i printe o ne mal liria
Per me i kthye o malet llogore
Syte e saj o pash drite lire
Pushka i kendonte o mor ne kange trimnije
Shpalon krahet o ne sy t'shqiponjes
Sofrat burrash o te Kosoves

Nji lahute o me kange kreshnike
Ja u la koheve o mor heroike
Knojn me ta o mor sa qe bine
O more t'i knojm Shotes o more heroine