>
BIOSHQIP
Biografia
Reperi E-Nastick jeton në Munih të Gjermanisë.

Më datë 16 Shtator 2013, E-Nastick publikon videoklipin "Silence (Noizy Diss)". Mësohet se problemi mes dy këngëtarëve kishte nisur në një klub në Munih, në ditëlindjen e boksierit kosovar Robin Haxhi Krasniqi, ku ishin të ftuar të dy reperët. Zënka në mes tyre ka bërë që E-Nastick, i cili është me origjinë nga Rahoveci, t’ia dedikojë një këngë Noizyt, i cili jo rrallëherë është zënë edhe me reperë të tjerë.

Më datë 19 Nëntor 2014, E-Nastick publikon videoklipin "Vllavrasje".

Më datë 4 Maj 2015, E-Nastick & Miko publikojnë videoklipin "Projektil 4 Life", në bashkëpunim me Mc Johnny.

Më datë 7 Shtator 2015, E-Nastick publikon videoklipin "Shum Sheik", në bashkëpunim me Mc Toska.

Më datë 19 Mars 2017, E-Nastick publikon videoklipin "Gangsta Mangsta". Teksti u shkrua nga E-Nastick, Mc Qoppa.

Më datë 27 Korrik 2018, E-Nastick, M1Ko & Manuk Haye publikojnë videoklipin "Trenerkat E Mija".

Më datë 15 Maj 2021, E-Nastick publikon videoklipin "Se Jena Shqipe". Teksti i këngës u shkrua nga Mc Qoppa & E-Nastick.