>
LETERSISHQIP

Malli Vdes Kuret T'vdesim Ne

Ty te drejtohem o ZOT:
Kam nje malle sa nje mal
I vej gjoksin s'mund e shuaj
I vej zemren thell lendohem
I vej shpirtin syte lotojne
Dhe e dije qe nuk ben
Mekatohem pa deshire
Por, kure malli behet mbret
Nje dite zgjatet njemije vjet!

Pesembdhjete vite mbi nje varr
Ku pushon babi im
Babi im,deshmor lirie
Me ka lene shume te vogel
Kure besoja ne cdo enderr
Me pati then-degjo bije
Shume i lig eshte ai njeri
Qe e derdh nje lot te vetem
Per ata qe bien per liri!

Me kujtohet n'cdo minute
..qesha qesha dhe kendova
si'c do qeshte cdo femije
Thash me vete-lumja une
Dhe n'u vrafte babi im
S'do kete lot syri im
..se Ai vet me pati thene
t'gjalle do mbesin gjithe ata
Qe per liri jeten kan dhene!

Sot jam rritur,mendoj ndryshe
I vdekuri kurre nuk kthehet
Permallohem shume e shume
Me shkojne dhimbjet sikur lum
Kujtoj fjalet..e fsheh lotin
Me ka lene pa nje krah
Koha m thot te fluturoj
Fluturohet me nje krah?
Jo o ZOT..por s'ka gje
Me krah t'Tij jam rritur
me shume dhimbje..duke pritur!

S'ka si baba kure te flet
S'ka si baba kure te thrret
S'ka si baba kure t mer afer
S'ka nje dore si dore e babes
Lum Ai qe u flijua
Se,atheun e kish NJE
Iu fala dheut te tij
Kush si Ti o ZOT e din
Sa te cmuar jan deshmoret
Ndaj Ty t'drejtohem vetem ty
dhe nje nane qe m 'shikon n sy!

Më shumë nga E Permalluara