TEKSTESHQIP

Edona Reshitaj
Asgje Nuk Ndryshojme
Lyrics

Mbrëmja sa filloi, të gjithë miqtë e mirë këtu jemi mbledhur
Gotat janë mbushur plotë
Shikoj sytë e tu, dhrithërima trupin ma përshkojnë
Unë pres nga ti, e ti pret nga unë
As një hap, as unë as ti
Ikona të dashurisë pa fjalë

Nata po kalon, yjet në qiell si prush xixëllojnë
Zemrat tona rrahin fort
Ngadal dritat po fiken, ne errësirë ne vazhdojmë të vallëzojmë
Si gjethet vjeshtës kur bien ne tokë

Përpëlitem unë e ti, ne një ëndërr me plot zjarr
Te largohemi, nuk mundemi
Të afrohemi, na ndanë një mal
Dhe në shpirt i ndjej, përkëdheljet që s’më prekin
Puthjet që s’shijoj zjarrin më ndezin
Aaaaaaaa…

Te largohemi, nuk mundemi
Të afrohemi, na ndanë një mal

Dhe koha kalon, mbrëmjet vijne e shkojnë
Ne pranë e më pranë, asgjë nuk ndryshojmë
Koha iku prap, mbrëmja edhe sonte e njejtë kaloi
Ballëpërballë por asnjë hap
Dritat prap u fikën, heshtja cdo hjë rreth nesh e mbuloi
Pa fjalë vazhdojmë të mbetemi ne dy

DËRGOI: