>
BIOSHQIP
Biografia
Per here te pare, Edona Vatoci ra ne sy gjate spektaklit "Albanian's Got Talent", ku kendoi dhe luajti ne piano dhe arriti deri ne Finale.

Në Qershor 2011, Edona Vatoci merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Pergjithmone", ku pati mjaft sukses dhe u nominua per cmimin "Best New Artist".

Në vitin 2012, Edona Vatoci merr pjesë në The Voice Of Albania 2, ku performoi kengen "Blue Jeans" dhe u pranua ne skuadren e Elton Dedës. Edona ishte e nominuar ne eventin e madh muzikor Top Music Awards 2016 ne kategorine Avantgarde Artist bashke me Mc Kreshen, Noizyn, Era Istrefin.

Më datë 13 Tetor 2015, Edona Vatoci publikon videoklipin "Hala". Muzika e këngës dhe teksti u shkruan nga vetë Edona.

Më datë 27 Dhjetor 2016, Edona Vatoci publikon videoklipin "Mirëmëngjes". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Edona Vatoci, teksa për arranzhimin u kujdes Oborri. Produksioni audio u realizua nga Oborri.

Më datë 15 Gusht 2019, Tomor Kuçi & Edona Vatoci publikojnë videoklipin "Të Kam Thënë & Jetoj Ekzistoj". Teksti i këngës u shkrua nga Gjurmët.

Më datë 20 Qershor 2022, Shpat Deda & Edona Vatoci publikojnë videoklipin "Terr". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Shpat Deda, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Shpat Deda & Edona Vatoci.