>
LETERSISHQIP

I Humbur

Valixhen e kam bosh,
e rrugës ec i zbathur.
Kujtimet po më mbysin,
për kohën tonë të humbur

Kaloj rrugës i vetmuar,
dhe vetëm për ty rri i menduar.
Kujtoj bukurin tënde,
që asnjeherë nuk e kam çmuar.

Kush më verboi kaq rëndë,
kush më vrau në këtë liri.
Kush po më bënë të vuaj,
për shumë gjëra që nuk i di.

Ec, dhe vetëm eci,
jam i humbur në këtë gjithësi.
Jam robi yt,
por tek ti nuk mund të vi.

Nuk dua të lëndohem përsëri,
por më duhet ta pranoj, pa ty s’mund të rri.
Më mungojn fjalët e tua,
të cilat i kam në vesh edhe tani.

Ti ishe i vetmi njeri,
që më bëje të lumtur.
Por tani nuk e di,
se ku humbi kjo dashuri.

Në valixhe nuk e kam,
edhe ende nuk e di.
Ma rrëmbyen të tjerët,
Apo ma more përsëri ti?

E këtu po e mbyllë,
do e vazhdoj rrugën time.
Edhe pse nuk të kam ty,
do i mbaj këto kujtime.

DËRGOI: