>
LETERSISHQIP

Pran Varrit Tënd

Pran teje rri,
E me ëndje të shikoj.
E prek dheun tënd,
E lotët si ndaloj dot.

Sa shpejt ike,
E të vetme më le.
Smundem ti mbyll syt
Gjumi nuk më zë

Erdha sot pran teje.
Erdha të të përshendes,
Edhe pse kaluan muaj,
Un ende të pres.

E di, nuk kthehesh më.
Dheu të ka mbuluar.
A thua I mbanë në mend.
Ditët që kemi kaluar.

A na mban në mend ne,
E fëmijët e tu.
E mban mend gruan tënde,
Që ende vuan për ty.

Më duhet të zgjohem,
E në shtëpi dua të shkoj.
Atje më presin fëmijë,
Që ende jetojnë.

Do vi çdo ditë,
Pran varrit të të vizitoj.
Ndoshta për tjerët u trete
Por për mua ende ti jetonë.