>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo ka lindur në Prishtinë, më 25 Gusht 1986. Studimet i filloi që në moshë të re në shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës «Prenkë Jakova», në Prishtinë. Më pastaj i vazhdoi studimet në Degën e Kantos në Akademinë e Arteve në Tiranë, me pedagogen e shquar prof. Nina Mula. Më tej, ajo i vazhdoi studimet në kolegjin e muzikës në Vadstena (Suedi) dhe në konservatorin «Peter Cornelius» në Mainz (Gjermani). Ajo po vazhdon zhvillimin e saj vokal nën përkujdesjen e pedagoges së mirënjohur të solokëndimit prof. Merita Juniku. Karriera e saj muzikore po vazhdon me sukses nëpër koncerte të ndryshme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoni, si dhe në vende të ndryshme të Evropës.

Në Qershor 2002, Egzona K. Gërvalla merr pjesë në PoliFest 2002 me këngën "Jeta Ime Peralle".

Në Qershor 2003, Egzona Krasniqi merr pjesë në PoliFest 2003 me këngën "Ku Je".

Në Qershor 2004, Egzona Krasniqi merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Gënjeshtra".