TEKSTESHQIP

Eli Fara
Kaperolle
Lyrics

Aman kur me rrije oo n'hije fikut moj

Kur më rrije n'hije t'fikut
Plot me sy ja bën arshikut
Plot me sy plot me qerpallë,
Ce shtive në dhe të gjallë

Oh oh kapërolle
Kapërolle qumështore
Gjer të bregu më përcolle
Ktheve koken dhe shikove
Oh oh kapërolle,
Syt e zi çi rrotullove ohhh kaperolle

Kur më shkoje në ato varre
Me fustanin zvarrë zvarrë
Të vdekurit seç i ngjalle
Të gjallët çi vdiqe fare.

Oh oh kapërolle
Kapërolle qumështore
Gjer të bregu më përcolle,
Ktheve koken me shikove
Oh oh kapërolle
Syt e zi çi rrotullove ohhhh moj kaperolle

Kur më rrije n'hije t'manit
Plot me sy ja bën çapkanit
Plot me sy plot me qërpallë
Ce shtive në dhe të gjallë

Oh oh kapërolle,
Kapërolle qumështore
Gjer te bregu më përcolle
Ktheve koken me shikove
Oh oh kapërolle
Syt e zi çi rrotullove ohhh moj kaperolle
Kaperolle