TEKSTESHQIP

Eli Fara
Ti S'di
Lyrics

Më këpute si një lule
pa dëshirë pa dhimbsuri
thellë në zemrën time hyre
pastaj ike...s'di se si

Ti s'di si çel Pranvera
se ç'është një lule, nuk e di
pra mos këput, ti më, lule të tjera
se lule e vyshkur... nuk mbin përsëri

Me një dhimbje thellë në zemër
u përgjuma në vetmi
kur u zgjova nga një ëndërr
isha bërë tjeter njeri

Dhe erdhi përsëri Pranvera
dhe lule e bukur u përtëri
në ëndërra ka drita të tjera
e gjurmë nga ty...nuk ka mbetur asnji...

DËRGOI: