>
LETERSISHQIP

Rruga Në Perëndim

Prejardhja e gjakosur
Rrëmbime pështjellime grindje
Shikjon koha
Dhe regjistron.

I përqafuar fortë
Nga koha e zymtë
Në ishullin e vetmuar
Të egërsisë ballkan.

Zbresë shkallëve të pafund
Errësira forcohet
Dyert e shumta shqetësuese
Ajri i rëndë ngulfat.

Në largësi ndalem
Dëgjojë fjalët e folura në heshtje
Dorëzohu dorëzohu
Vazhdoj rrugëtimin.

Mos më turpëro frikë e akumuluar
Më merr në mbrojtje
Nderin tim të trashëguar
Ruaje kryelartë.
prizren