>
LETERSISHQIP

Rrobaqepës

Frika bie mbi qytetin
Si pluhuri kozmik
Uji i kontaminuar
Rëndon popullin pa punë.

Nuk kuptoj ç’po ndodhë
Pse u tjetërsue vendi im i punës
Kafshatën e gojës
Ja dhënë atyre atje.

Me gjoks të shpluar
Ata atje
Në garën maratonike
Vizatojnë kategoritë .

Presim të uritur
Besimi u djeg
Fjala e dhënë
U fundos në ambiset e zyreve.

Janë kremi i shoqërisë
Gjendje e panjohur për ne
Frika dhe qukapiku
Gërshetohen në ta.

Të ecuritë e stilizuar
Biçikletat femërore
Si karriga e shumëpërfolur
Kështjellë e shkuar me dritare të thyer.

Kërkojmë të ngrejnë zërin
Nuk ndëgjon askush
Ata janë të zgjedhurit
Rrobaqepësitë e rinj.
PRIZREN