TEKSTESHQIP

Elina Duni
E Pastaj?
Lyrics

Ky mëngjes erdhi, erdhi tek ne si i marrë
nga nata e shkuar, mëkatet akoma s’kishim larë.

Dielli ndriste, këmbanat kumbonin, ishte maj
Me vrull u ngritëm, dhe u pamë ashtu si në faj.

Në një kafe zbritëm, si të venitur, pa fjalë
një klithmë e çuditshme brënda nesh po rritej ngadalë.

Isha unë, ishe ti
ishte ndoshta dashuri
Isha unë, ishe ti
ishte ndoshta dashuri
e pastaj ?

Mirupafshim thamë, me ndërgjegje të vrarë.
Noshta shihemi, ndoshta s’shihemi
si të jetë për mbarë.

Bëmë sikur asgjë s’kish ndodhur e u ndamë
dhe zemrat e çjerrura, ilegale, më s’u panë.

Isha unë, ishe ti
ishte ndoshta dashuri
Isha unë, ishe ti
ishte ndoshta dashuri
e pastaj ?