>
BIOSHQIP

Elita 5: Kënga “Më Fal” është Një Baladë E Punuar Me Shumë Përkushtim

06-07-2014
Vokalisti i grupit Elita 5, Arif Ziberi, ka deklaruar në një intervistë për mediat shqiptare se “Më Fal” është një projekt filmik dhe jo videoklip i zakonshëm. Videoklipi “Më Fal” la pa fjalë analistët dhe ekspertët e shoubizit shqiptar dhe në përgjithësi të gjithë adhuruesit janë befasuar nga videoklipi i Elita 5, grupi që në kuadër të albumit “Mohikani i Fundit”, lansoi edhe klipin në fjalë.



Në një intervistë për Shekulli, vokalisti i grupit, Arif Ziberi, thotë se grupi në 10 vitet e fundit ka punuar me përkushtim shumë të madh në projektet e reja. Ai thotë se nga albumi do të dalin disa hite. Sa i përket videoklipit, Ziberi komplimenton regjisorin për punën e bërë. “Kënga është një baladë e punuar me shumë përkushtim, ideja lindi nga regjisori i klipit, i cili ka bërë një punë shumë të madhe, ka bërë një film, e jo si bëhen klipet e sodit”, ka thënë Arif Ziberi.
(Telegrafi)

Elita 5: Kënga “Më Fal” është Një Baladë E Punuar Me Shumë Përkushtim