TEKSTESHQIP

Elita 5
Welcome To Albania
Lyrics

Sa keq pa obligime
pa orar e hiç pa plan
të ri e të reja
online 24 orë po janë

Papunësi
e këtë shumë mirë e di

Me fjalë të kota e gënjeshtra
dita po kalon
pihet kafja e mëngjesit
edhe natën vonë

Papunësi
e këtë shumë mirë e di

Përditshmëri shqiptare
rini që nuk ka pare
Welcome to Albania
Welcome to Albania
idea sa të duash
s'duhet as ti paguash
Welcome to Albania
Welcome to Albania

Këtu e shtuna në mbrëmje
nuk është eskluzive dot
se party bëhen
çdo ditë jave
kot e kot
papunësi
e këtë shumë mirë e di

Si në Tetovë, Prishtinë, Tiranë
e kudo që të jesh
kjo rini shqiptare
nga mllefi po buzëqesh
papunësi
e këtë shumë mirë e di

Përditshmëri shqiptare
rini që nuk ka pare
Welcome to Albania
Welcome to Albania
idea sa të duash
s'duhet as ti paguash
Welcome to Albania
Welcome to Albania

Profesion kryesor papunësia
depresion çdo të ri që e sheh
gratis ka mbetë vetëm dashuria
''Të dua'' thuaj se pa lekë e ke

DËRGOI: