>
BIOSHQIP

Eltina Minarolli Vjen Me Shumë Plane...

06-09-2013
Eltina Minarolli, këngëtarja nga Tirana vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ajo na flet më shumë rreth karrierës së saj muzikore dhe jetës private. Së fundmi ajo ishte pjesmarrëse edhe në edicionin e fundit të Top Fest me këngën "Ringtone". Në vazhdim ju ftojmë të ndjekim intervisten e Eltinës...

Teksteshqip: Eltina, na trego pak se si sihte kjo verë për ty?

Eltina: Përshëndetje të gjithë lexuesve! Kjo verë për mua është shumë e ngarkuar me udhëtime të ndryshme artistike dhe shumë pak kohë më mbetet për të shijuar plazhin. Jam e angazhuar me aktivitete të ndryshme këto kohë, njëri prej të cilëve është dhe programi që drejtoj unë me mikun tim Ardit Çuni (këngëtar) “Realizo një Ëndërr” ku vetëm 2 ditë më parë mbyllëm turin koncertor nëpër qytete. Eksperiencë fantastike.



Teksteshqip: Sa ke qenë e angazhuar nëpër koncerte?

Eltina: Gjithë muajt e verës kam qenë e angazhuar dhe vazhdoj me koncerte të ndryshme!

Teksteshqip: Po pushimet verore ku i kalove?

Eltina: Siç e përmenda pak më përpara për shkak të impenjimeve nuk kam pasur shumë mundësi për ti kushtuar kohë vetës duke i dhuruar disa ditë pushimi por gjatë koncerteve që kemi pasur në qytete si Vlora, Saranda, Lezha, Shëngjini, Pogradeci, i kam shfrytëzuar dhe për pak pushim.

Teksteshqip: Paraqitja juaj e fundit në ekran ishte në Top Fest 10 me këngën "Ringtone" ku arrite drei në gjysmëfinale. Na trego diçka më shumë rreth kësaj kënge?

Eltina: Është një këngë me të cilën unë doja të eksperimentoja në zhanre të ndryshme siç edhe kënga është ecperimental-jazz-pop-dubstep. Ishte një ide e imja dhe për faktin se doja të vija pak më ndryshe në publik dhe këngën ta shoqëroja me një performancë si ajo që keni parë.

Teksteshqip: Kush janë autorët e këngës, kush e ka bërë tekstin dhe kush e ka bërë muzikën?

Eltina: “Ringtone” ështe një kompozim i imi me ndihmën e A.Gjini. Ishte një ide e cila më ka ardhur pothuajse në ditët e fundit, para se të startonte Top Fest. Mendoj që është nga ato këngë të cilat për shkak të ritmit të detyrojnë të lëvizësh dhe jo pa qëllim dhe teksti është i tille.

Teksteshqip: Ke menduar të realizosh albumin e 2-të?

Eltina: Mbas prezantimit të parë të albumit me titul “Tek ti du të jem”, ka kohë që mendoj për realizimin e albumit të 2-të, por sigurisht çdo gjë do kohën e vet dhe unë nuk dua ti bëj gjërat me nxitim. Kam shumë material, shumica e të cilave janë kompozime të mijat por sigurisht që do bëj një përzgjedhje me këngët më të mira.

Teksteshqip: Ju jetoni në Tiranë. Me çfarë merreni tjetër përveq muzikës?

Eltina: Përveç muzikës merrem dhe me prezantimin e formatit më të ri të titulluar “Realizo një ëndërr” të cilin mund ta gjeni dhe në youtube në kanalin tonë zyrtar: Sebastian Production. Një eksperiencë e re për mua por shumë e bukur. Është një ide që nisi nga unë dhe Ardit Çuni dhe tashmë ka marrë jetë.



Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë thotë Eltina. Vazhdon të mbetesh "single"?

Eltina: Vazhdoj të mbetem singel? Kush tha se kam qenë single ? Shaka(qesh).

Teksteshqip: Cilat janë projektet e tua më të afërta. Do të na vish me ndonjë këngë të re, videoklip apo pjesxmarrje në ndonjë festival?

Eltina: Do jenë të treja këto që sapo pyetët ju ! Mendoj që është thjeshtë çështje momenti.

Teksteshqip: Eltina ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Eltina: Ju falenderoj shumë dhe unë juve për të gjitha pyetjet. Falenderoj gjithashtu të gjithë lexuesit të cilët po marrin kohë të lexojnë këtë intervistë !
(Teksteshqip)

Eltina Minarolli Vjen Me Shumë Plane...