>
BIOSHQIP

Eltina Minarolli, E Fokusuar Tek Muzika E Mirëfilltë

15-01-2014
Është e fokusuar tek muzika e mirëfilltë. E për të sjellë në pah këtë vlerë artistike, këngëtarja e njohur nga Shqipëria Eltina Minarolli, ka treguar për gazetën Tribuna se është në punë e sipër që para publikut të vijë me albumin e saj të dytë me radhë.

“Unë një album e kam përfunduar. Ndërsa tani jam në punë e sipër që të sjellë në treg edhe albumin e dytë. Shumica e këngëve në album do të jenë përmbledhje e këtyre këngëve që kam nxjerrë. Por pasi po drejtoj edhe emisionin tim, do të ketë edhe shumë këngë të reja që do të paraqiten”, ka thënë Eltina në fillim të bisedës, ndërsa ka treguar se tashmë ka realizuar dy projekte të cilat i ka hedhur në treg jo shumë kohë më parë.
(Nita Brisku)

Eltina Minarolli, E Fokusuar Tek Muzika E Mirëfilltë