>
BIOSHQIP
Biografia
Periudha e studimeve 4-vjecare në Liceun Artistik "Tefta Tashko" ne profilin klasik, ka qenë një ndër periudhat më të bukura sikurse janë përgjithësisht. Ishte periudha që e njohu për herë të parë me skenen dhe publikun.

Më pas pranohet në "Akademin e Arteve te Bukura' per Kanto, duke pas parasysh konkurrencën mjaft të madhe që ka ekzistuar aty.

Nje sere koncertesh klasike dhe jo vetem në Itali koncerti "Donne", greqi "Balkan concert", Zvicer “Muzikantët e rinj nëpër botë", Amerike në disa koncerte të ndryshme moderne pa lënë menjanë performancat e saj ketu në Shqipëri jane pjese e aktiviteteve shkollore qe e shoqeruan.

Eksperienca si back vokaliste ne zhanrin modern e ka mësuar shumë duke qenë se ka pasur fatin të bashkepunoj me profesionistë të vërtetë si Alban Skenderaj dhe ndër zërat më të mirë që ka Shqiperia sot si Vikena Kamenica, Alma Bektashi, Sidrit Bejleri, motrat Libohova, Aleksander Gjoka, Redon Makashi, dhe shumë e shumë këngëtarë të tjerë dhe në njëfare mënyre e ekspozoi ndaj mediave dhe kompozitorëve si një profesioniste të ciles mund t’i besonin projektet e tyre.
Kështu më pas erdhen ofertat për këngë të ndryshme, për pjesemarrje në aktivitete të tilla si "Kenget e Shekullit", emision "Vone ne TVA" ku ajo ishte kengetarja e emisionit, Musical, e këtu po permendim “Shekuj ne Broadway”, “Fantazma e Operes” bashkepunime këto midis këngëtarëve dhe balerineve më në zë të Shqipërisë dhe ata Amerikanë.

Më pas merr ftesë të performoje LIVE në “Select Unplugged” një emision ky i Top Channel. Pasohet me turin koncertor nëpër qytete të ndryshme të Shqiperisë me këngëtarë të njohur dhe jo, një koncert tek i cili behej thirrje “Kundër Korrupsionit”.

Ne Top Fest ka qenë prezantimi i saj i pare me nje kenge te veten. Sigurisht performanca e parë u ndoq nga dy perfaqesime të tjera të mëvonshme në po këtë festival.
Ketu eshte shkeputja qe ajo i beri muzikes klasike te cilen e ushtroi per 8 vjet shkolle dhe kalimi tek prifli tjeter, ai modern.

E nisi me ritmin hip-hop r&b me këngën e titulluar “Lloje puthjesh” e kompozuar nga Kastro Zizo e me pas tentoi të provoje rrymen elektronike me këngën “Statujë e trishtë”.
Kënga e radhës ishte pop-balade e cila pati shumë sukses dhe për një kohë të gjatë u transmetua në radio “Top Albania” dhe stacionin televiziv “My Music”.
Ajo ishte kenga e titulluar “Tek ti dua te jem” e kompozuar nga Gent Myftaraj.

Kenga "Tek ti dua te jem" u realizu dhe si klip. Tani eshte duke e transmetuar ne televizione te ndryshem te Shqiperise.

Ne 2011 ajo realizon albumin e saj te pare me titull "Tek ti dua te jem" dhe kjo video pasoi dhe videot e rradhes si: "Merrme prane vetes", "Vetem nje puthje", "Prane Njeri-Tjetrit", "Dashuri ne Arrati" etj.
Gjithashtu dhe nje sere cover-ash si "Stay", "Diamonds", "Russian Roulette", "One more night" etj.
Mbas 2 vitesh pushim ajo rikthehet ne Top Fest 9 dhe 10 ku dhe kualifikohet ne gjysemfinale me kengen "Ringtone".
Mbas Top Fest ajo merr pjese per here te pare tek Kenga Magjike, si trio ku dhe kualifikohet ne gjysemfinale me kengen "Mos Shko".

Perveç muzikës klasike ngjyra e zërit te saj përshtatet mjaft mirë dhe me muziken jazz, blues dhe soul.

Ishte vocal-coach i skuadres se Sidrit Bejlerit ne "The Voice of Albania". Nderkohe qe drejton, prezanton dhe emisionin e saj te titulluar "Music & Music". Nje format ky produkt i Televizionit Shqiptar. Pervec se e prezanton ajo meret dhe me anen muzikore te ketij formati.

Në Maj 2007, Eltina Minarolli merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Lloje Puthjesh".

Në Maj 2008, Eltina Minarolli merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Prane Teje Dua Te Jem", në bashkëpunim me Xhani Shqerra.

Në Maj 2009, Eltina merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Statuje E Trishte".

Në vitin 2010, Eltina Minarolli publikon albumin "Tek Ti Dua Te Jem".

Më datë 25 Dhjetor 2011, Ermira Babaliu, Megi Laska, Eltina Minarolli & Denis Hasa publikojnë videoklipin "Silent Night & Jingle Bells".

Në Maj 2012, Eltina Minarolli & Nord City Band marrin pjesë në Top Fest 9 me këngën "Ku Je".

Më datë 30 Nëntor 2012, Kengetare Te Ndryshem publikojnë videoklipin "Prane Njeri Tjetrit". Muzika e këngës u punua nga Eltina Minarolli, Ardit Çuni, teksti u shkrua nga Gramoz Kotroci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Arjon Gjini. Me këtë këngë, Kengetare Te Ndryshem marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Më datë 2 Shkurt 2013, Eltina Minarolli & Ardit Cuni publikojnë videoklipin "Stay".

Më datë 11 Shkurt 2013, Eltina Minarolli publikon videoklipin "Vetem Nje Puthje".

Në Maj 2013, Eltina Minarolli merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Ringtone".

Në Nëntor 2013, Eltina Minarolli & Ardit Cuni merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Mos Shko", në bashkëpunim me Tiri.

Në vitin 2014, Eltina Minarolli publikon albumin "Best Of".

Më datë 16 Qershor 2014, Eltina Minarolli publikon videoklipin "Kristalet Blu". Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Eltina Minarolli merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 në vitin 2015.

Më datë 22 Korrik 2014, Ardit Çuni & Eltina Minarolli publikojnë videoklipin "Dashuri Ne Arrati", në bashkëpunim me Joana & Gramoz Kotroci. Muzika e këngës u punua nga Eltina Minarolli, teksti u shkrua nga Gramoz Kotroci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Eltina Minarolli. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.

Në vitin 2016, Eltina Minarolli publikon albumin "Dhjete(10)or Acoustic".

Më datë 17 Mars 2017, Eltina Minarolli publikon videoklipin "Uragan (Tedd Remix)". Muzika e këngës u punua nga vetë Eltina Minarolli, teksti u shkrua nga Dea Strica.

Më datë 9 Maj 2017, Eltina Minarolli & 2d2d publikojnë videoklipin "Born Free". Teksti u shkrua nga Eltina Minarolli.

Në vitin 2018, publikon albumin "3".

Në vitin 2019, Eltina Minarolli publikon albumin "Just Love Ep".

Më datë 1 Qershor 2020, Eltina Minarolli & Dea Strica publikojnë videoklipin "Zjarro". Muzika e këngës u punua nga Eltina Minarolli & Dea Strica, ndërsa teksti u shkrua nga Dea Strica.

Më datë 21 Nëntor 2020, Dea Strica & Eltina Minarolli publikojnë videoklipin "Free". Muzika e këngës u punua nga Eltina Minarolli, ndërsa teksti u shkrua nga Dea Strica.

Më datë 20 Janar 2021, Eltina Minarolli publikon videoklipin "Voyage". Kënga është punuar në të githë komponentet e saj nga Eltina Minarolli.

Më datë 21 Shkurt 2021, Eltina Minarolli publikon videoklipin "Poradeci". Muzika e këngës u punua nga Eltina Minarolli, ndërsa teksti u shkrua nga Lasgush Poradeci. Produksioni audio u realizua nga Eltina Minarolli.

Në Prill 2021, Eltina Minarolli & Dea Strica marrin pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Me Ty".

Me datë 21 Prill 2024, Eltina Minarolli publikon albumin "Tina".