>
BIOSHQIP

“Si Elvana” Pothuajse Në Përfundim

01-11-2015
Këngëtarja Elvana Gjata ka vizituar mjaft shpesh dyert e studios ThreeDots së fundmi dhe kjo jo pa arsye, pasi ajo është duke pregaditur disa këngë të reja të cilat do të jenë pjesë e albumit të 3-të saj.

"Si Elvana" titullohet albumi më i ri i saj i cili do të përmbajë disa këngë të stileve të ndryshme të punuar me mjaft mjeshtri nga Flori Mumajesi, Kledi Bahiti dhe gjithë produksioni i Threedots.

Elvana ka postuar së fundmi një foto në Instagram ku ka treguar se albumi i saj i 3-të "Si Elvana" është gati në përfundim.
(B.A/Teksteshqip.Com)

“Si Elvana” Pothuajse Në Përfundim