>
BIOSHQIP

“Daily Mail” Shkruan Për Llogarinë E Hakuar Të Elvana Gjatës

23-12-2015
Ditë më parë këngëtarja Elvana Gjata ishte pre e 5 hakerëve të cilët i morën asaj llogarinë në Instagram, duke përfshirë kështu të gjitha fotot & videot. Shumë pluhur u zgjua për këtë punë, Elvana kishte lajmëruar gjithçka në Polici të cilët ishin ata që zbuluan se kush fshihej në të vërtetë pas gjithë kësaj. Por mesa duket një lajm i tillë ka arritur edhe tek gazeta e famshme "Daily Mail" në Britani të cilët i kanë dedikuar një artikull Elvanës duke shkruar për mënyrën se si asja iu vodh llogaria në Instagram. “Këngëtarja e cila doli nga një talent show së fundmi ka rënë pre e disa hakerëve adoleshentë të cilët kishin thyer llogarinë e saj duke u përgjigjur në pyetjet se ‘Cila do të ishte puna juaj në të ardhmen?’ Përgjigja e të cilës ishte këngëtare. Ylli shqiptar më vonë e kuptoi që fotot dhe disa nga videot e saja tashme ishin shkarkuar”, shkruan Daily Mail. “Ajo kontaktoi policinë të cilët më pas morën në pyetje 15-vjeçarët të cilët këmbëngulën se materialit nuk i kishin ndarë më askënd tjetër. Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret më të njohura të muzikës rnb dhe hip hop në territoret shqiptare. Ajo e filloi karrierën e saj profesionale pas paraqitjes së saj në ‘Ethet’”, është përmbyllur artikulli.
(B.A/Teksteshqip.Com)

“Daily Mail” Shkruan Për Llogarinë E Hakuar Të Elvana Gjatës