>
LETERSISHQIP

Po Apo Jo?

Edhe pse te dua
Prape te urrej
Ti cdo gje je per mua
Megjithese un me shume vlej

Larg apo afer
Ku jane shpirterat tane?
A mos jane ne ajer?
Apo zhytur thelle ne oqean?

E vertete apo genjeshter?
He pra, me thuaj nje fjale!
Per mashtrime paske qene mjeshter!
Po tani pse s'flet, more djale?!

Trendafil apo gjemb
Si paskam qene per ty
Me sa shoh dicka te tremb...
Te lutem, me shiko ne sy!

Mund te te besoj
Po prap do dyshoj
Je gezimi i jetes sime
Megjithese me mbush me hidherime

Me ty flas hapur
Po ti s'me degjon
Kjo zemra ime ku esht kapur
Te nje litar qe te keputet rrezikon?

Po apo jo
E sheh sa konfuze jam?!
Ai apo ajo?
Valle fajin une e kam?

Nje dashuri rrezikon te keputet
Kaq te ishte e gjitha?
Ku shkuan premtimet?
Ku shkuan fjalet 'te dua'?

Mos i mori era?
Jo, jo ishin shume per te!
Mos i zhduku magjia?
Per kete nuk dua te mendoj me

Di vetem qe ste njoh
Megjithese kjo seshte e vertete!
Nuk dua te te shoh
Fajin ta kete kush ta kete.

Nuk kam me durim!
Te lutem... Ma thuaj!
Cfare bera gabim!
Se ke iden sa shume po vuaj!