[20-08-2012]
Enca Haxhia eshte nje artiste e re por shume premtuese, "Kjo Vere" eshte kenga e saj e dyte te cilen e shoqeron me nje videoklip vertet shume te fresket dhe rinor. Mos mendoni se eshte rastesisht ne ekran,pasi ajo ka kohe qe pregatitet pregatitet per kete moment.Per te gjithe ju qe jeni kurioze ta njihni,ne jua prezantojme !
-Enca kjo verė tė ka gjetur shumė tė zėnė dhe me dy kėngė tė suksesshme tė cilat i shohim dhe me videoklipe. Ke filluar ta shijosh sadopak famėn?
Mund te them qe kjo vere ka qene shume ndryshe nga vitet e tjera per mua,dhe eshte vetem starti i nje pune te gjate impenjuese qe me pret perpara.Satisfaksioni i madh qe marr nga reagimet shume te mira te njerezve,miqve,kolegeve eshte nje shperblim per punen qe po bej.
-Ke nisur tė kėndosh shumė e vogėl, na trego diēka pėr performancat e tua nė familje ose para pasqyrės?
Muzika ka qene gjithmone pasioni im kryesor. Qe kur isha e vogel performancat e mia "mbreselenese" para pasqyres, ne ore te vona te darkes nuk kane munguar kurre ne shtepine tone. Lodra ime e preferuar gjithmone ka qene nje radio ku incizoja veten dhe aparati fotografik. Madje me kujtohet qe ftoja miq ne shtepi, performoja per ta dhe ne fund kerkoja nje shperblim (qesh) .
-Kėnga ėshtė pasioni yt por je vetėm 16 vjeē, je e sigurtė qė mė vonė sdo tė ndryshosh mendim? Mos do tė shohim dhe ty tė ndjekėsh studimet pėr jurisprudencė mė vonė?
Eshte e sigurt qe nuk eshte vetem nje pasion i moshes,sepse gjate viteve kam investuar shume per te,kam ndjekur leksione kantoje dhe pianoje,kam shpenezuar shume kohe dhe energji duke u angazhuar me talent show dhe covers ne YouTube,dhe tashme po merrem me krijimet origjinale.Ne te ardhmen kam ndermend te vazhdoj rrugen qe kam nisur dhe pse jo te studioj per nje dege qe do te me ndihmoje edhe ne vazhdimesi me artin.
-Pėrveē se e talentuar je dhe shumė e bukur Enca, besojmė se e merr shpesh kėtė kompliment. Bukuria tė hap dhe shumė dyer apo jo?
Nje artist duhet te jete pakete,talenti eshte kryesori,imazhi eshte plotesues,dhe puna vendimtare.
-Ti ke marrė pjesė dhe nė Voice of Albania, ēfarė impresionesh ke nga ai konkurrim?U zhgėnjeve qė nuk fitove?
Voice ishte nje nga disa eksperiencat e mia me talent show,qe me njohu me shume njerez,me dha shume kurajo per te punuar,dhe me beri te kuptoj se eshte puna,vullneti,pasioni qe do te te bejne te ecesh perpara pavaresisht pengesave qe mund te hasesh rruges.
-Ne dimė qė kėngėtarja jote e preferuar ėshtė Lady Gaga, pse pikerisht ajo ?
Eshte absolutisht kengetarja ime e preferuar e kesaj gjenerate, mbi te gjitha e vleresoj per talentin qe ka,punen e palodhur,shpirtin artistik dhe njerezor qe shfaq dhe risite qe sjell.
-Dukesh njė vajzė shumė e qetė dhe romantike pėr tė adhuruar njė personazh kaq trasgresiv sa kėngėtarja skandaloze Lady Gaga apo e kemi gabim ne?
Skandaloze? Khe khe...Im still here :P hahaha...Ekspresiviteti,lirshmeria dhe energjia pozitive qe me karakterizojne me bejne ta adhuroj aq shume.
-Pėrveē Gaga-s, kush janė kėngėtarėt e preferuar, qė tė frymėzojnė?
Jessie J,Christina Aguilera,Maroon 5,Katy Perry,Valeriya jane nder te preferuarit e mi. Me frymezojne shume me muziken dhe talentin e tyre.
-Po ndonjė bashkėpunim me ndonjė artist Shqiptar, ke nė plane?
Sigurisht qe po,madje shume shpejt por per momentin preferoj ti le surprize.
-Ndėrkohė qė je duke punuar me Big Basta,si nisi ky bashkėpunim?
Bigu eshte nga producentet me te mire te muzikes shqiptare dhe nder te preferuarit e mi sigurisht.Bashkepunimi me te nisi fillimisht per realizimin e kenges sime te pare "The Best Of" dhe tashme jemi duke punuar per disa projekte se bashku.
-Nė profilin tėnd nė Facebook, shkruan se ke eksperienca dhe si prezantuese dhe aktore. Mund tė na thuash diēka mė shumė?
Aktrimi dhe prezantimi me kane shoqeruar gjithmone si pasionet me te medha pas muzikes.
Kam qene protagoniste ne disa shfaqje te vogla teatrale ku jam vleresuar per interpretimin. Pse jo ne te ardhmen pervec muzikes mund te me shihni dhe ne ndonje spektakel si prezantuese apo projekt kinematografik.
-Duket sikur je e vendosur tė jesh nė botėn e spektaklit?
Sic mund ta shihni jam totalisht e dhene pas artit, muzikes, aktrimit, prezantimit, fotografise...
Ne skene ndihem si ne shtepi!(buzeqesh)
-Kėnga "The Best Of" ka qėnė e suksesshme, por besojmė se ende se kemi parė mė tė mirėn nga ti, ke ende pėr tė dhėnė apo jo?
"The Best Of" eshte dashuria ime e pare :D Eshte punuar me shume perkushtim dhe dashuri. Ajo flet per me te miren qe ti mund te japesh nga vetja,dhe si kenge e imja paraprin gjithe punen e madhe qe po behet per projekte shume te mira ne vazhdim.Sigurisht qe me cdo kenge te re do te zbuloni me shume,dhe une do te punoj per te dhene sa me shume nga vetja ime.
-Ndėrkohė qė pėr videon "Kjo verė" ke lyer dhe flokėt e tua tė mrekullueshme, shumė tė gjata. Pse e bėre kėtė "krim"?
"Kjo Vere" eshte single- i im me i ri,kenge verore qe pak dite ka qe eshte lancuar e megjithate eshte pritur shume mire dhe kjo me ben te lumtur. Arti kerkon ndryshime ne look dhe "sakrifica"...floket ishin te paret ne rradhe... ( te them te drejten me ka marre malli per 15 cm qe nuk jane me me mua :P ) Floket jane nga pikat e dobeta te miat ne look,megjithate kujdesem shume qe ti kem gjithmone ne forme
-Ke qėnė e ftuar sė fundmi dhe nė SummerFest, tė pėlqeu kjo eksperiencė?
Prezenca ne SummerFest ishte nje vleresim per mua...Ishte hera e pare qe kendoja kenget e mia origjinale ne nje publik aq te gjere...Ishte emocionuese dhe kenaqesi.
-"Kjo verė" ka pushime apo vetėm punė pėr ty?
Me se shumti ka pasur pune,te nderthurura me pushime te shkurtra. Sidoqofte,po bej ate cka dua me shume,ndaj me jep edhe satisfaksion.
(
Gazeta Paloma)