SHARE:
  Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Endrit Elshani (Endri)
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 17 Vjeç
Ditëlindja: 08 Tetor 1999
Shenja e Horoskopit: Peshorja

Këndon kryesisht: Pop

Endrit Elshani (Endri) është një këngëtar i njohur. Endrit Elshani është një këngëtar i ri dhe kënga e tij e parë "Na dy" ishte shumë e suksesshme. Tani të gjithë e njohin dhe e pëlqejnë dhe e konsiderojnë si Justin Bieber shqiptar, një idhull për të gjithë adoleshentët. Edhe Endri ka një stil të veçantë dhe arriti të sigurojë shumë fansa falë talentit të tij. Që nga data 25 Dhjetor 2014 kur klipi u publikua në Youtube, kënga dëgjohej kudo. Në lidhje me këtë këngë, Endri është shprehur për teksteshqip.com: "Kënga ime e parë e punuar nga Zzap & Chriss është pritur shumë mirë dhe jam shume i kënaqur për suksesin në Youtube dhe si është mirëpritur në publik. Kënga ka prekur një temë të jetës së përditshme të rinjve ku kjo moshë preket shumë me këto ndjenja".

Endri është nën menaxhimin e Mehmet Elshanit, menaxheri po ashtu i Kides. I pyetur nga teksteshqip.com për këtë, ai ka thënë se: "Mehmet Elshani është menaxheri dhe xhaxhai im. Kemi raporte shumë të mira, por edhe njëkohësisht është shumë i rreptë në punë dhe kërkon shumë disiplinë."

Gjate vitit 2015, Endri ka publikuar kenget "Ikim" dhe "Kukllat" ne bashkepunim me Getinjon. Te dy kenget jane cilesuar si Hite te vitit 2015. Ne Mars 2016, ai ka publikuar kengen e tij 'Thirrem', qe eshte bere nga produksioni Zzap'n'chriss. Me pas ai publikoi kengen e rradhes 'Baby Falma', kjo e fundit u be nje kenge shume e suksesshme se gjithe te tjerat dhe fansat e Endrit e pelqyen jashte mase. Me 29 Tetor 2016, Endri ka publikuar kengen e tij ne bashkëpunim me Feron titulluar 'S'du me ni' edhe kjo kenge si te gjithe te tjerat ka pasur sukses.Më 18.02.2017,Endri ka plubikuar këngën "Nora",tekstin e së cilës e kanë shkruar Getinjo dhe Mozzik,kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat e tij,kënga e tij "Nora" për 48 orë ka arritur më shumë se gjysëm milioni klikime në YouTube.

» Dërgo Korrigjime »


Zgjidhni me sa yje do votoni
 Mesatarja:  4.9 / Votuan:  969

  • Endrit Elshani (Endri) ka këto rrjete sociale:


Më shumë artikuj nga Endrit Elshani (Endri) »




teksteshqip.com © 2007 - 2017