>
LETERSISHQIP

Larëset Në Gagnes

Eca gjatë deri te ura që çon Matanë
Asgjë nuk dëgjohej përpos gurgullimës së ujit
Dhe zërave të mbytur të larëseve
Në një moment
Mu duk se po rrjedh në ritëm të njëjtë me ujin
Dhe se uji po rrjedh nëpër tërë qenien time

Pastaj
Larëset i fikën fenerët
Uji u bë i zi dhe rrëshinor
Kalitë
Tërë jetën në rrethimin e dritës dhe territ.
përktheu Nikollë Berishaj

DËRGOI:
Më shumë nga Enesa Mahmić