>
LETERSISHQIP

Qofsh Mallkuar I Ziu Mërgim

Koautorë:demir krasniqi e besim limani

e, heu, kur e dridhi, more, telin çiftelia,
hej, seç mi preku, o, hej, ndjenjat e mia ,
heu, ç’ mu kujtue, more, oh, po nanë shqipnia,
eu, ç’ mu kujtue, more, oh, vendlindja ime,
eu, fushë e mal, more, të kosovës trime!...

e, heu, unë këtë kangë, more, hej , që jam tuj knue,
hej, askund vargjet, besa, s’ia kam shkrue!
oh, po m’ knon shpirti, more, çfarë po ma thotë zemra,
oh, shpirt e zemër e mallkojnë vetmin-e,
eu, qofsh mallkue, more, hej, i ziu mërgim-e!

e, heu, përtej malesh, oh, more, përtej deti –
oh, rininë time, hej, e muer kurbeti!
hej, do t’ ia marr,more, hej, krahët shqiponjës –
oh, do t’ ia sjell, more, hej, kangët kosovës!
heu, kur t’i knoj, more,hej, kto kang’t e mia –
hej, para syve, oh, më del vendlindja!