>
BIOSHQIP

Era Istrefi Kryeson Klasifikimin E “Top Awards”

31-01-2016
Këngëtarja Era Istrefi po vazhdon të qëndrojë në krye të top listës më të njohur në Shqipëri, Top Awards. Kënga e saj "Bonbon" mbetet më e pëlqyera dhe më e votuara nga publiku, ndaj dhe kjo është arsyeja që e bën atë të kryesojë ditë me radhë.

Kujtojmë që Top Fest u shua vitin e kaluar për tu rikthyer si një mbrëmje madhështore në qershor të këtij viti, por që tani do të mbajë emrin Top Awards.

Mbetet ende të shihet se çfarë do të ofrojnë organizatorët Lori Hoxha & TOP channel, pasi deri më tani ata nuk kanë dashur të zbulojnë asnji detaj.

Në TOP 5 të top listës janë edhe këngët e njohura si: "Era" - MC Kresha Ft. Gjurmet, "Ajo m'kalli" -NRG Band, "Dhezu" - Mozzik dhe "S'ki Ide" nga Kida.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Era Istrefi Kryeson Klasifikimin E “Top Awards”