>
BIOSHQIP

Fshihet “Bon Bon-I” I Erës Me 30 Milion Klikime

12-03-2016
Këngëtarja Era Istrefi bëri bujë shumë të madhe me këngën dhe klipin e saj "Bon Bon" i cili pas lansimit mblodhi gati plot 30 milion klikime në youtube në kanalin e kompanisë "Nesër" e cila kishte të drejtat e saj autoriale deri më sot. Por me që këngëtarja nga Kosova ka lidhur kontratë me kompaninë e njohur "Sony Music" është detyruar që të fshijë klipin nga kanali i saj i parë në youtube për ta publikuar në kanalin e ri. Kënga tashmë ndodhet sërish në youtube e publikuar në platformën Ultra Music por me numrin e klikimeve 820.000, pasi 30 milion klikimet e videos së kaluar janë fshirë që në momentin e largimit të klipit
(B.A/Teksteshqip.Com)

Fshihet “Bon Bon-I” I Erës Me 30 Milion Klikime