>
BIOSHQIP

Eranda Libohova: Kur Jeta Private Bëhet Marketing

05-03-2012
Eranda Libohova eshte nje nga kengetaret me moderne te muzikes shqiptare. E komplimentuar gjithmone per kenget e arrira, interpretimet e vecanta, kenget "hit"-e, stilin qe e karakterizon dhe rinine qe ia kane zili edhe 25-vjecaret, ajo eshte ne pergatitje te nje kenge te re. Eshte pikerisht kjo koha, periudhe kur pas sipermarrjeve televizive dhe festivaleve ("Kenget e Shekullit" dhe "Kenga Magjike"), e shfrytezon per te realizuar nje projekt per te qene sa me prane dashamiresve te saj dhe muzikes qe ajo ben. Ne kete bisede te shkurter me Eranden, ajo flet per reagimet e shumta qe ka sjelle perfolja e jetes private te personazheve VIP (kjo sidomos pas deklarates se kryeministrit Sali Berisha ne nje mbledhje qeveria). Sipas saj, mjaft personazhe, sot jo vetem ne vend, por edhe ne bote, e perdorin jeten e tyre private si pjese e marketingut. Eranda, edhe pse "Kenget e Shekullit" kane perfunduar, ju shohim serish ne televizionin "Klan". Kete here cili eshte motivi? Une kam qene gjithnje prezente ne projektet e televizionit "Klan", duke filluar me spektaklet e "Promotor" – "Gjeniu i vogel", "C'est la vie", "Kenget e Shekullit", por edhe "E diela shqiptare" e "Kenga Magjike". Jemi miq, kolege, me ata qe realizojne projektet me dinjitoze ne fushen e spektaklit televiziv. Me ftojne dhe une jam prezente! Tek "Kenget e Shekullit" ju pame ne net te ndryshme, me repertore te ndryshem, cila nate ka qene e preferuara juaj? Cila performance ju ka pelqyer me shume? Nuk mund te vecoj nje… Nata Franceze kishte sharm, Nata Greke – atmosfere, Nata Italiane – sensibilitet. Une jam perpjekur te sjell performanca te ndryshme nga njera-tjetra. Ju keni nje karriere te gjate muzikore, ke do te veconit si skenen qe keni marre me shume emocione? Skena e Festivalit ka pasur emocionet e cmimit te pare, dhe keto momente kam pasur fat t'i perjetoj shume e vogel… Por emocionet ndryshojne nga njera skene ne tjetren. Ne Skenen televizive ka te tjera impresione! Sot dalin shume kengetare te rinj, sipas jush, cila eshte rruga me e mire per t'u ngjitur ne skene dhe per te nisur nje karriere muzikore? Sot jane ne mode talent-showt qe jane nje shans shume i mire per artistet e rinj. Por une do ta pergjithesoja me shume. Rruga me e mire eshte kembengulja dhe te duash skenen e publikun. Kohet e fundit flitet shume per jeten personale te personazheve publike, sipas jush, cili eshte kufiri, deri ku media duhet te flase per privatesine e Vip-ave? Eshte e vertete kjo, dhe ky eshte nje fenomen boteror. Madje, kjo eshte dhe pjese e marketingut te nje Vip-i. Edhe te ne eshte normale deri diku, sepse publiku eshte kurioz per jeten private te tyre… Por duke pasur parasysh qe kemi nje shoqeri pak konservatore per sa i perket mentalitetit, mendoj qe disa caqe duhet te ekzistojne. Ju vete jeni atakuar ne kete pike, cili eshte veprimi qe keni ndermarre kur nje media ka abuzuar me privatesine tuaj? Nuk kam reaguar ashper, por edhe indiferenten nuk e kam luajtur. Per momentin jeni duke u marre me ndonje projekt muzikor? Projektet u perkasin producenteve. Ne kengetaret bashkepunojme. Por nje kenge e re eshte ne proces, nese kenga mund te quhet projekt. U fol per nje duet me mikeshen dhe kolegen tuaj, kengetaren Rovena Dilo, si jane planet per te? Rovena eshte nje nga mikeshat me te aferta. Plani ekziston, po kur eshte nje miqesi e ngushte ne mes, plani duhet menduar e pjekur mire!
(Ilda Lumani Koha Jone)

Eranda Libohova: Kur Jeta Private Bëhet Marketing