>
LETERSISHQIP

Komandant Shpata

Feriz Guri
Komandant Shpata
Inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës
Dëshmor i Kombit
1970-1999

Kur zëri i atdheut,
Të thirri o trim.
Si stërnip i Skënderbeut,
Dole në luftim.

Me shokë vjen Shpata,
Nga nëna Shqipëri.
Seq i hyri data,
Pushtuesit të zi.

Bjeshkët e Sharrit,
Ushtuan atë ditë.
Kur topi i Shpatës
Ka goditur shkitë.

Luftime zhvilloheshin
N'Kosovë ditë e natë.
Shokët krenoheshin
Me Shpatën komandant.

Sot luftohej në Nikë,
Në Gajre luftuan dje,
Nesër në Kaçanik
Për liri dhe atdhe.

Së bashku me Xhevdetin
Keni rënë o trim
U bëtë të pavdekshëm
Deri në pambarim.

Erblina Gashi
Klasa e III-1 shkolla Fillore "Pavarësia" Prishtinë