>
LETERSISHQIP

Matematika

Të gjitha lëndët
Shumë i dua,
Por matematika,
Më mirë më ec mua.

Veprimet me numra
I kam shumë merak,
Zgjidhi shumë detyra
Ditë edhe natë.

Teorema e Pitagorës
Më ngjallë kureshtje,
Konstruktoj trekëndëshat
Me vegla në fleta.

I tregoj arsimtarit
Detyrat e zgjidhura,
Ai më thotë mua
Ti je më e mira.