>
LETERSISHQIP

Për Ty Nëna Ime

Shpirti im është përmalluar
eshtë tretur bërë shkumë
Ka shumë kohë s’të kam takuar
Të dua nënë të dua shumë.

Syri im është duke qarë
Po rrjedh lot tamam si shi,
kaluan muaj pa te parë
kaluan dite nënë, që s’rri me ty.

Goja ime rri e heshtur
ska dëshirë të nxjerr më fjalë
shpirti im është shumë i etur
e dogji malli për ty o nënë.

Këmba ime s’do të ecë
si një lis qëndron në vënd,
s’di ç’të bëjë këmba e shkretë
do të vij në drejtimin tënd.

Ti je hëna që dritë bën
me këtë dritë gjej rrugën unë
ti çdo dhembje ma shëron
të dua nënë të dua shumë...