>
BIOSHQIP

A E Dini Arsyen Pse Ermal Mamaqi Kërkon Azil?

28-10-2015
Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi nuk ka të ndalur me gafat e tij. Për këto ai edhe është shumë i pëlqyer nga i gjithë publiku shqiptar, shkruan Indeksonline.

Ai shpesh herë del me histori të ndryshme në rrjetet sociale dhe merr mijëra pëlqime nga fansat, të cilët sigurisht i bën për të qeshur.

Kësaj radhe ju sjellim historinë më të re të Ermalit: “Rri në rradhë dhe dëgjoj një shllap shllup. Aq keq dëgjohej sa mendova se po putheshin. Ktheva kokën dhe shoh një tip nja 55vjeç që hante çumçakiz si lopë. Kur hapte gojën nxirrte gjuhën dhe më prekte pak cepin e xhaketës.

Oh sa më duhet një Azil tani...”, ka shkruar ai në mbishkrimin e një fotoje të publikuar në Instagram, transmeton Indeksonline.

Kjo pra ishte arsyeja pse Ermali dëshiron azilin!
(Indeksonline)

A E Dini Arsyen Pse Ermal Mamaqi Kërkon Azil?