>
BIOSHQIP
Biografia
Pas kryerjes së shkollimit të mesëm në Gjimnazin “Eqrem Cabej”, në vendlindje, ka vazhduar studimet për histori, në Universitetin e Prishtinës. Me krijimtari letrare dhe veprimtari kulturore ka filluar që nga vitet, sa ishte nxënëse. Ka shkruar e paraqitur shkrimet e saja në klube të shumta letrare të shkollave të rrethit, në emisione të ndryshme kulturore të radiove të atëhershme lokale dhe shquhej me pjesëmarrjen e saj aktive, në organizime të jetës letrare. Veprimtaria e saj krijuese, është publikuar nëpër faqe gazetash e revistash, në rrjete sociale, etj. Ndër të cilat, po veçojmë: “Nacional”, “Metafora”, “Muzg”, “Bota Press” e “Dituria”, që botohet në Suedi etj. Pastaj në Ëeb-faqe të shumta, si: “Metafora”, “Ora shqiptare”, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”, “Pelegrin”, në “Poezia ime”, “Zemra shqiptare” e shumë të tjera. Në bashkautorësi është e paraqitur në mbi njëzetë përmbledhje poezishë e libra tjerë publicistikë dhe antologji, ndër të cilët po përmendim disa prej atyre titujve, si: “Mall poetik - 3.4,5”, “Fjala e dhimbjes”, “Lartësia e një jete”, “Mars i përflakur”, “Me shpirt atdhedashurie”, “Ju dua më shumë se veten”, “Vjeshta dhe vargjet-I, II, III-2014-2016”, “Trojet e Arbërit”, sesioni XII.

Poashtu, është paraqitur edhe në gjashtë Antologjitë “Muzgu”, Nr.7, 8, 9, 10, 11 e 12”, prej gjithësej dymbëdhjetë, sa janë botuar në komplet.Pastaj në dy librat e Prof. Murat Gecajt, “Për ju, krijuese” dhe “Kur flasin zemrat”, në Antologjinë “Nënës”, etj. Përveç poezisë, ajo merret edhe me shkrime e komente tjera publicistike. Për punën e palodhshme dhe sukseset e arritura, Ermira R.Jusufi është shpërblyer me Çmime letrare e “Mirënjohje” të shumta. Ndër ato,t veçohen: Çmimi për motivim krijues “Iljaz Prokshi”, në Takimet poetike “Vjeshta dhe vargjet-2014” dhe Çmimi i dytë, për poezi, në Festivalin e poezisë “Guri i Plakës- 2017”, në Drenas. Edhe çmimet e tjera letrare, që pasojnë, si: Çmimi i dytë nga TPSH (2016), në Vushtrri dhe Çmimi i tretë, në “Flaka e janarit-2017”, në Gjilan, dëshmojnë bindshëm se lexuesit po i vjen një emër, që premton. “Sonte zemra ime frymon” është përmbledhja e parë poetike, e botuar më 2015. “Mos ma fundos ëndrrën”, është përmbledhja e dytë.Si dhe permbledha e trete "Aureola e drites".

Aktualisht, Ermira R.Jusufi është Kryetare e Klubit letrar “Latif Berisha”, në Vushtrri dhe anëtare e Art Klubit “Rifat Kukaj”, që nga themelimi i këtij Asociacioni, të krijuesve dhe artistëve të Drenasit. Anëtare e Lidhjes së Shkritarëve të Kosovës Poashtu, është edhe anëtare e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”, me seli në Athinë. Autorja jeton dhe vepron në Vushtrri të Kosovës.