[21-08-2012]
"Albumi sapo ka dalė nė treg dhe titullohet 'Veē pėr ty', ka 11 kėngė, bashkėpunime me kompozitorėt: Adrian Hila, Jetmir Mehmeti, Edlir Begolli, Ervin Gonxhi, poetėt Armand Trebicka, Rozana Radi, Pandi Laēo, Agim Doēi dhe dy hitet nė bashkėpunim me Sabina Danėn 'Jeta nė dy pjesė dhe Fale zemrėn' qė kanė 1 vit qė janė nė trasmetim. Nė kėtė album ka edhe shumė balada e kėngė folk nė njė stil ndryshe, e gjitha kjo ėshtė njė punė 5-vjeēare", kėshtu tregon pėr gazetėn "Panorama" projektin e tij mė tė ri kėngėtari i njohur shkodran, Ervin Bushati.
Si po ecėn karriera deri mė sot dhe sa i kėnaqur je?
Mendoj se ēdo gjė po shkon mė sė miri, ėshtė shumė e rėndėsishme tė jesh nė treg pas kaq vitesh karrierė.
Pse nuk je shumė i pėrfolur nė mediat rozė pėr skandale?
Ndoshta ngaqė jam natyrė e tėrhequr ndaj skupeve mediatike, qė nė tė shumtėn e rasteve disa kolegė i krijojnė vetė
Me cilat suksese do ishe mburrur njė ditė?
Secila kohė apo periudhė ka ato tė veēantat e saj dhe kulmet gjithashtu, unė kam pasur njė grup i cili ka ngelur gjatė nė memorien e shqiptarėve, siē ishte grupi "Mister" me tė cilin sollėm shumė hite nė njė album, kėngė tė cilat e them pa frikė se hodhėn themelet e muzikės moderne shqiptare pas viteve tė '90-tė. Mė pas fillova tė pėrpunoja muzikėn popullore me pėrfaqėsuesit e saj, duete me Bujar Qamilin, e Irini Qirjakon, ku u pritėn mjaft mirė e qė atėherė nuk jam ndalur deri nė kėtė moment qė sapo kam lanēuar edhe albumin tim tė pestė.
Cilat ishin planet e verės, a je munduar t'i realizosh tė gjitha?
Kjo verė ka qenė shumė e ngarkuar pėr mua, pasi isha nė momentet e finalizimit tė albumit me titull "Veē pėr ty", njė super angazhim me 11 kėngė tė autorėve dhe natyra tė ndryshme, pa lėnė mėnjanė koncertet live nė bregdet dhe nga shtatori do tė realizoj edhe klipin tim mė tė ri.
Si ecėn jeta sentimentale, ka ndonjė shtesė tė re nė kėtė drejtim?
Unė jam i martuar dhe kam dy djem, Anteo dhe Bjorni.
(
Panorama)