>
LETERSISHQIP

Bukuri Horizonti

Horizonti sot ishte
veshur si ashik
Në xhaketën e qiellit kishte
vënë trëndafilin e bardhë
të reve
Këpucët i ndrinin nga
vesa e mëngjesit shkelur
Në dorë mbante
unazën ndarëse të këtij kufiri…
U inspirova me bukurinë
e këtij shkëlqimi,
si pulëbardhë fluturova
e regëtiva si në të fundit frymë.
Bukuri horizonti

DËRGOI:
Më shumë nga Etien Bekimi