TeksteShqip Mobile Version
teksteSHQIP.com


Kėnga Magjike TV Klan TV Klan, Ardit Gjebrea, Klani, Klan

Edicioni 2012

Edicioni 2011

Edicioni 2010

Edicioni 2009

Edicioni 2008

Edicioni 2007

Edicioni 2006

Edicioni 2004

Edicioni 2003

Edicioni 2002

Edicioni 2001

Edicioni 2000

Edicioni 1999


Kėnga Magjike 2005 (2005)

Kėnga Magjike 2005 Kėnga Magjike
Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  5 / Votuan:  9

Kėnga Magjike 2005 (Kėngėt me Tekste dhe Video)

  1. "Me Sy Mbyllur" - Flori Me Sy Mbyllur Flori
  2. "Te Kam Xhan" - Elvana Gjata Te Kam Xhan Elvana Gjata
  3. "Me Mungon" - Blero Me Mungon Blero
  4. "Zjarr" - Soni Malaj Zjarr Soni Malaj
  5. "Kam Mall" - Greta Koēi Kam Mall Greta Koēi
  6. "Kurre Mos Thuaj Jo" - Julka Kurre Mos Thuaj Jo Julka
  7. "Harrova Te Marr Fryme" - Orinda Huta Harrova Te Marr Fryme Orinda Huta
  8. "Sonte Dridhuni" - Anxhela Peristeri Sonte Dridhuni Anxhela Peristeri
  9. "Le-Le Kaēurrele" - Aurora Le-Le Kaēurrele Aurora
  10. "Djaloshi Im" - Mirsa Djaloshi Im Mirsa
  11. "Mallkim" - Brikena Beqiri Mallkim Brikena Beqiri
  12. "Videl" - Alb Magji Videl Alb Magji
  13. "Ti Je" - Jola Ti Je Jola
  14. "Netėt E Gjata" - Erio Qerfozi Netėt E Gjata Erio Qerfozi
  15. "Papagalli I Dashurise" - Jonida Maliqi Papagalli I Dashurise Jonida Maliqi
  16. "Engjell A Djall" - Besmir Metani Engjell A Djall Besmir Metani
  17. "Nuk Dua Tjeter" - Genta Ismajli Nuk Dua Tjeter Genta Ismajli
  18. "Lėre Natėn Pas" - Emi Bogdo & Xhina Lėre Natėn Pas Emi Bogdo & Xhina
  19. "Me Frymen Tende" - Denada Bare Me Frymen Tende Denada Bare
  20. "Testament" - Tuna Sejdiu Testament Tuna Sejdiu
  21. "Ti Une" - Juliana Pasha Ti Une Juliana Pasha
  22. "Ēika" - Syri I Shqiponjės Ēika Syri I Shqiponjės
  23. "Sa Premtime" - Egla Shkurti Sa Premtime Egla Shkurti
  24. "S’dua" - Bleona Qerreti S’dua Bleona Qerreti
  25. "My Party" - Step By Step My Party Step By Step
  26. "Spaske Qen Naiv" - Aferdita Bajrami Spaske Qen Naiv Aferdita Bajrami
  27. "Pran Buzeve Tua" - Shpat Kasapi Pran Buzeve Tua Shpat Kasapi
  28. "Pak Une E Pakez Ti" - Burim Hoxha Pak Une E Pakez Ti Burim Hoxha
  29. "Te Qilla" - Wnc Te Qilla Wnc
  30. "Ne Te Dyja" - Monika e Kristela Ne Te Dyja Monika e Kristela
  31. "Nuk Mund Te Rezistosh" - Esad Ademi Nuk Mund Te Rezistosh Esad Ademi
Pak fjale mbi kete festival:

Eshte cilesuar si Festival i ndryshimeve te medha - Kenga Magjike 2005. Gjebrea producent dhe prezantues falenderon stafin, bashkepunetoret, artistet dhe ata qe mbeshteten kete aktivitet gjigand. Per tri nete rresht – 11, 12 dhe 13 Nentor, ne Pallatin e Kongreseve – Tirane, u zhvilluan netet finale te Festivalit, te transmetuara drejperdrejt nga TV Klan, RTV21 dhe RTV NRG. Cmimi Kenga Magjike 2005 fitohet nga Genta Ismajli ndersa surprizat e nates finale emocionuan publikun dhe telespektatoret. Presidenti i jurise Robert Radoja, u befasua me te papriturat qe sollen Yllka Mujo, Irma Libohova, Zana Cela dhe Gjebrea (iniciator i idese) me kenget e femijerise si dhe finalen e papritur kur Refik Halili ne emer te te gjithe brezave artiste – nxenes te Radojes, i dhuron profesorit nje makine. Bashkeprezantuese me Gjebrean eshte Denada Dajlani. Regjisorė jane Agron Vula dhe Astrit Idrizi edhe per tre edicione te tjera qe do te vijne me pas.

Trofeu magjik ka shkuar nė Prishtinė. Me njė kėngė tė kompozuar nga Adrian Hila, tė titulluar “S’dua tjetėr”, Genta Ismaili ka fituar ēmimin e parė tė Festivalit “Kėnga Magjike”. Ajo ka marrė 292 vota nga kolegėt e saj, duke u pasuar nga grupi “Aurora” me 269 pikė dhe Flori me 221 pikė. Mes dritash dhe shiut tė improvizuar, 16 kėngėtarėt finalistė janė ngjitur nė skenėn e Festivalit “Kėnga Magjike”. 16 kanė qenė dhe trofetė e ndara natėn finale, duke i nxjerrė tė gjithė fitues, tė gjithė tė kėnaqur e tė vlerėsuar nga kjo mbrėmje. Pas dy netėsh prezantimi dhe 16 tė tjerave nė ekranin e Tv “Klan”, mbrėmė nė Pallatin e Kongreseve ėshtė mbyllur edicioni i shtatė i Festivalit “Kėnga Magjike”, qė ndryshe nga herėt e tjera, ka ardhur nėn regjinė e dy regjisorėve tė rinj nga Kosova, Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi dhe jo mė tė Vera Grabockės. Por duket se realizimi i njė edicioni tėrėsisht tė ri ka qenė qėllimi i producentit Ardit Gjebrea, i cili jo vetėm “ndėrroi” regjisor, por ka ngulmuar nė ndryshimin e pamjes sė skenės. Skena e kėtij vitit, realizuar nga skenografi Bashkim Zahaj nuk ka pasur asgjė tė pėrbashkėt me imazhet e edicioneve tė tjera, larg klasikes, me njė mori dritash qė tė jepnin herė-herė pėrshtypjen e njė diskoje, por edhe njė shi uji, qė tė krijonte njė ndiesi tė kėndshme nė njė stinė vjeshte, fatkeqėsisht tė thatė. Por tė gjitha kėto risi kanė ardhur dhe si rrjedhojė e kėngėtarėve pjesėmarrės nė festival. Nėse herėt e tjera janė dalluar edhe emra kėngėtarėsh me njė eksperiencė tė gjatė, si Libohova, Ēako, Makashi, Konēi, etj, kėtė herė skena i ėshtė dorėzuar e gjitha tė rinjve. Nė skenėn e “Magjikes” ėshtė ngjitur njė brez i tėrė kėngėtarėsh, i preferuar nga publiku dhe qė janė bėrė tė njohur gjatė viteve tė fundit, qofshin kėta nga Shqipėria, apo Kosova si Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Flori, Genta Ismajli, Shpat Kasapi, Orinda Huta, Bleona Qerreti, Elvana Gjata, Soni, “Aurora”, Blero, etj. Nė pėrshtatje me moshėn e kėngėtarėve kanė qenė edhe ritmet e kėngėve tė tyre, si hip-hop, regaton, pop-folk, dens dhe shumė mė pak baladė, duke bėrė pėr vete mė tepėr adoleshentėt. Nė kuadrin e modės, interpretimet e kėngėtarėve janė shoqėruar me performanca koreografike, madje Julka ėshtė shoqėruar edhe nga njė DJ (DJ A.N.D.Y). Sa pėr lookun e kėngėtarėve, ai mund tė quhet i “nxehtė”. Duke qenė se nė “garė” ėshtė edhe njė ēmim “look”, kėngėtaret janė paraqitur me veshje ekstravagante, ku mbizotėronin fustanėt e shkurtėr e dekoltetė e hapura. Nė formė tė re ka ardhur edhe prezantimi i festivalit. Nė krahė tė producentit dhe prezantuesit Ardit Gjebrea nė skenė ėshtė ngjitur Denada Dajlani, njė vajzė qė dilte pėr herė tė parė nė skenė. Ajo solli njė tjetėr imazh prezantueseje, jo fort koketė e bukuroshe, siē jemi mėsuar tė shohim rėndomė, por simpatike, pa komplekse dhe e saktė. Mbrėmjes finale nuk i kanė munguar edhe surprizat. Gjebrea ka vėnė tė kėndojnė jo vetėm shoqet e Pallatit tė Pionierėve, por edhe deputeten Majlinda Bregu dhe politikanen Monika Kryemadhi, tė cilat kanė kėnduar bashkė me tė njė version tė pėrpunuar tė kėngės “Dimėroj”.
Sa i pėrket trofeve, si tradicionalisht tre ēmimet e para u pėrzgjodhėn nga vetė artistėt. Ndėrkohė qė nga interneti, telefonatat, radioja, u pėrcaktuan kėngėt mė tė pėlqyera tė publikut, si “Kėnga Hit”, “Ēmimi i internetit”, dhe i “Spektatorit”. Ndėrsa njė juri e pėrbėrė nga profesionistė si Robert Radoja nė pozicionin e kryetarit, Edit Mihali, Zhuliana Jorganxhi, Irma Libohova, Zana Ēela, Pirro Ēako, Florin Kelmendi, Enkel Demi dhe Dr Flori, pėrzgjodhėn ēmimin e “Kritikės”, tė “Interpretimit mė tė mirė”, “Ēesk Zadeja”, “Magjia e parė”.

Njė dhuratė nga ish-nxėnėsit
Nuk ka qenė thjesht njė dhuratė simbolike. Ish-nxėnėsit e mjeshtrit Robert Radoja i kanė bėrė atij njė dhuratė surprizė, njė makinė, qė prof. Radoja, nė tė vėrtetė nuk di t’i japė, por qė do t’i shėrbejė pa dyshim. Mbrėmė nė skenėn e Kongreseve, Gjebrea ka thėrritur shokėt e dikurshėm tė pallatit tė Pionierėve, Irma Libohovėn, Zana Ēelėn dhe Yllka Mujon. Pėr ish-mėsuesin e tyre nuk ka qenė e vėshtirė tė gjejė pa gabuar zėrat fėminorė tė Arditit, Irmės, Zanės e Yllkės. Nga arkivat e festivaleve tė fėmijėve ishin nxjerrė kėngė tė kėnduara gati 30 vjet mė parė, si Kėnga e Gjyshes, pėr tė vijuar me njė kėngė me ushtarė, aksione e mėsime. Pas kolazhit me zėrat fėminore, tashmė tė rritur, Libohova, Ēela, Mujo e Gjebrea kanė kėnduar nga njė refren tė kėngėve tė tyre mė tė dashura, si “Gabimi i Mirelės”, “Na llogarisni edhe ne”, “Kėnga e nėnės”, tė cilat edhe pse kėnduar vite mė parė janė tė njohura edhe pėr fėmijėt e sotėm. Kjo surprizė e shprehur nė kėngė, ėshtė shoqėruar edhe nga njė tjetėr. Njė ish –nxėnės i Robert Radojės, edhe pse nuk u bė dot kėngėtar apo artist si moshatarėt e tij, i ka dhuruar ish-profesorit njė makinė nė ngjyrė tė kuqe.

Ēmimi i parė Genta Ismajli
Ēmimi i dytė “Aurora”
Ēmimi i tretė Flori
Ēmimi i “Kritikės” Tuna
Ēmimi “Interpretimi mė i mirė” Jonida Maliqi
Ēmimi “Magjia e parė” Mirza Kėrēelli
Ēmimi “Ēesk Zadeja” Juliana Pasha
Ēmimi i internetit Genta Ismajli
Ēmimi “Kėnga Hit” “Aurora”
Ēmimi i Publikut Shpat Kasapi
Ēmimi “Paraqitja mė e mirė skenike” Orinda Huta
Ēmimi i producentit Tuna
Ēmimi “Diskografi” Blero
Ēmimi “Millenium” Soni
Ēmimi “Melodi” Burim Hoxha
Ēmimi Televiziv Bleona Qerreti
Ēmimi “Kantautor” Flori
Ēmimi “Best Dens” Julka



Votimi i Javes
   17-23 Qershor 2013

Kush Eshte Me I Miri?

  Alban Skenderaj

  Flori

  Ylli Limani

  Shpat Kasapi

  Vedat Ademi

  Blero

Votimi i Javes

Na Vlerėsoni nė Facebook!