>
LETERSISHQIP

Një Çast E Ka Edhe…

Londër afërag. Njëzetë e pesë Shtator
një gjethe, një dhelpër dhe pak erë
kalojnë larg, pranë dhe nën derë…
unë në dritare qaj hallin e tyre
duke u lënë gjurmë syve.

Ashtu si kjo gjethe, kjo dhelpër dhe kjo erë
sillen mendimet nëpër shukallën e kokës
ku depërtoj unë, kjo ndjesi alarmon
edhe pse mendimet ndjekin gjurmët që lë era
zemra ime e trazuar bën tërmet
mbi malet e thyera, përmes stuhive të ndezura
ku bëjnë jetën dhelpra të tjera.
Shtatë pashë u ngrit flaka e gjoksit
dhe goditi kundër mureve të larta
si në një ring të acaruar të boksit
kur forca po venitet dhe shpresa është e zbehtë
pyetjet me bollëk shpërthyen nga brenda
pse këtu dhe tani më shpërthen mendja?
Të gjitha kanë mbetur pa përgjigje, pa një çelës
pra, më mirë për tu tërhequr si ajo gjethja poshtë derës
dhe zemra të mbahet në heshtje
jetojmë vetëdijshëm mbi vullnetin e Zotit
me lutje konstante mbi buzët e tua shoh buzëqeshje
në vetmi dhe paqe, blended fryma ime këtë herë
e përthyer këtu si një gjethe në erë.