>
LETERSISHQIP

Stroll Bregdetar

Lëkurës. Kështjella ka kohën e lutjes,
mbi kurriz mban frymën e poetëve,
një buzëqeshje në fletën e mendimit
të shpirtit poetik të Irenës,
era për çudi i joshet dihamës,
ku trazohet humori tipik i Anës.

Zhurma e detit është larg në breg,
një konstante pëshpëritje-ulërimë,
kërkon mes shpotive të gjej një shteg,
e Dashamirit ti vij në ndihmë.

Britmë e mprehtë
e një pulëbardhe deti,
shënjon pikësimin e zbehtë për mua,
e di ti je larg meje këtë çast,
je duke menduar.

Një fllad sjell aromën e kripës,
dhe brushat lëkurën time,
duke luajtur vals me flokët e mi
gjysëm të rënë,
në këtë kodër që më imiton,
si shekujt nën hënë.

Ndjej flladimën e erës,
freskinë e valëve në këmbët e fryra,
dhe rërën e vjedhur padashje
në mes të këmbëve të mia.

Unë e ndjej të gjithë lirinë rreth meje,
shoh njerëzit,
të flakin tutje rrobat e tyre,
zhytjen në valë,
ecjen e tyre në ujë e në tokë,
duke folur në grupe ngadalë,
dhe duke bërë banjo në rrezet e diellit të ngrohtë.

Zërat e tyre janë stroll bregdetar për mua,
si një murmurimë e butë,
me të qeshura dhe klithma
përzier me pamjen e begatshme, të urtë.

I lë mendimet e mia të enden vërdallë
fshij sytë dhe pyes veten në heshtje pa fjalë,
shqisat e detit ndritin si një kandil i rallë,
stroll bregdetar i gjallë.

Shënim: Kushtuar poetëve Dashamir Malo, Irena Gjoni dhe Ana Kove duke i rifalenderuar për respektin dhe kohën e bukur me ta në ditët e Triremës Poetike 2013-të.